Protesta e mjekëve me maska: Ca tek kryeministri, ca para QSUT
BKT
Shqipëri

Protesta e mjekëve me maska: Ca tek kryeministri, ca para QSUT

Ndërkohë që një përfaqësi e mjëkeve ndodhen në një takim me kryeministrin Edi Rama në kryeministri, një grup po protestojnë jashtë ambienteve të QSUT.

Mjekët kërkojnë të shpallen dëshmorë të kombit ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbin jetën nga Covid-19.

Të sigurohet jeta e personelit shëndetësor që familjet e tyre të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive nga Covid-19 si dhe të rritet në bazë të vlerësueshmërisë trajtimi financiar i personelit shëndetësor.

Gjithashtu kërkohet që personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e Covid-19

Mjekët do të protestonin sot në orën 10:00, por Policia e Shtetit nuk dha leje për protestë për shkak të pandemisë.

Mjeku Vargu e quan pseudoproteste: Nëse Edi Ramës do i jepje një letër dhe kalem dhe do ti thoje na bëj ca pika për protestën ai do rendiste këto pika”


MË SHUME NGA Shqipëri