Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

Arrestohet ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa

Ish-shefi i inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sali Mustafa sot është arrestuar.

Arrestimin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala. Shala theksoi se ende nuk kanë njoftim zyrtar për shkaqet e arrestimit, transmeton Telegrafi.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa, zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, tha ai.

Ndryshe, Mustafa ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në tetor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.