Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës njoftohet me prioritetet e MD-së

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës njoftohet me prioritetet e MD-së

Takim përmbajtësor me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power, i cili nga ministri Selim Selimi, u njoftua për prioritetet e Ministrisë̈ së Drejtësisë, Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit, i cili tashmë është në fazën përfundimtare.

Ministri Selimi e njoftoj për legjislacionin lidhur me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, ecurinë̈ e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga Grupi Punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe Vettingun, si dhe një̈ sërë çështjesh për reformën në drejtësi.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për tri projektet kyçe të Këshillit të Evropës në Kosovë, respektivisht Projektin kundër Krimit Ekonomik PECK III, Përforcimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje - faza II VAW, si dhe Forcimin e Cilësisë̈ dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë KoSEJ II. Me Këshillin e Evropës dhe institucionet e tjera të BE-së do të vazhdojmë̈ bashkëpunimin e ngushtë për të avancuar sistemin tonë të drejtësisë”, njofton Selimi përmes rrjetit social Facebook.