Capital T më 1 tetor publikon pjesën e dytë të albumit “Skulpturë”

Capital T më 1 tetor publikon pjesën e dytë të albumit “Skulpturë”

Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, ka dhënë detaje të reja në lidhje me albumin “Skulpturë”.

Artisti, i cili është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi njofton se pjesa e dytë e këtij albumi publikohet më 1 tetor.

Lajmin e ka ndarë në një postim të kopertinës në Instagram, duke shtuar se do jetë i disponueshëm në të gjitha platformat digjitale.

“Edhe 1 javë, në të gjitha platformat digjitale. Skulpturë”, ka shkruar ai.

Reagimet ndërkohë nuk munguan nga fansat, të cilët mezi po presin për këngët dhe bashkëpunimet e reja të 28 vjeçarit.

 

Më poshtë ua sjellim këngët e reja të pjesës së dytë të albumit “Skulpturë”:

8. Braziliane

9. Love Love x Dardan

10. Bisha x Vig Poppa

11. Demons

12. Cosa Nostra x Pronto Dinero

13. Mi Amor x Mente Fuerte

14. Fjalët e nënës

15. S’kthehna.