Arilena Ara dhe Ardit Gjebrea risjellin këngën “Kur braktis atë që do”

Arilena Ara dhe Ardit Gjebrea risjellin këngën “Kur braktis atë që do”

Arilena dhe Arditi sollën performancën e shkëlqyer të shoqëruar me pamje nga plazhi.

Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara së bashku me Ardit Gjebrenë e kanë risjellë këngën “Kur braktisë atë që do” me anë të një interpretimi live me piano, shkruan lajmi.net.

Ky interpretim është shoqëruar me një video atraktive nga plazhi dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku.

Këtë projekt në origjinal Arditi e solli para shtatë vitesh, saktësisht në 2013.

Kujtojmë se Arilena Ara është ndër emrat më të komentuar edhe për një arsye tjetër. Arilena Ara është bërë pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota.