Shqipëria kandidate për Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria kandidate për Këshillin e Sigurimit në OKB

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbajti një fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 75-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me temë “E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit – përballja me COVID-19 përmes veprimit tonë të efektshëm shumëpalësh”.

Ai kërkoi më shumë kujdes për grupet shoqërore në nevojë dhe për të rinjtë.

Sipas kreut të shtetit, efektet ekonomike të ndikuara do të ndikojnë që të kemi më shumë të papunë.

Ndërkohë nuk mungoi një thirrje e presidentit të Republikës për shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, transmeton oranews.

“Shqipëria ka shpalosur kandidaturën e saj si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, për mandatin 2022-2023. U bëj thirrje të gjithë shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë”, tha presidenti Meta.