Candreva te Sampdoria, Interi arkëton 2,5 mln euro!

Candreva te Sampdoria, Interi arkëton 2,5 mln euro!

Antonio Candreva i jep lamtumirën Interit pas 4 sezonesh. Është arritur akordi mes klubit zikaltër dhe Sampdorias për transferimin e mesfushorit italian te skuadra doriane.

Interi do të përfitojë 2,5 milionë euro nga shitja e 33-vjeçarit ndërkohë që Candreva me Sampdorian do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 1,6 milionë eurosh në sezon. Dy klubet e kanë mbyllur me sukses këtë operacion merkatoje dhe siç raporton Sky Sport tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.