17:29 / 24.09.2020
Kumbulla debuton kundër Juventusit
Marash Kumbulla fimosi një javë më parë me Romën. Mbrojtësi shqiptar u largua nga Hellas Verona për të firmosur me skuadrën kryeqytetase.
Në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Veronës, Kumbulla nuk debutoi pasi kishte zhvilluar pak stërvitje, ndërsa në sfidën e javës së dytë ndaj Juventusit do ta nisi nga minuta e parë.
Trajneri Fonseca e ka graduar titullar gjatë seancave stërvitore dhe mbrojtësi i Kombëtares do të debutojë ndaj Juventusit.
Sezonin e kaluar, Kumbulla bëri një paraqitje fantastike ndaj bardhezinjve, madje shënoi edhe gol.























