Legia-Drita, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

Legia-Drita, ky është rezultati i pjesës së parë

Legia është treguar ekip më i mirë së Drita në pjesën e parë të lojës, duke shënuar dy gola, raporton RTKLIve.com.

Legia Varashaw dhe Drita po ballafaqohen në kuadër të rundit të tretë kualifikues në Europa League.

Skuadra polake, e cila ka përvojë dhe histori më të madh së kampionia e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e ka dominuar duelin me skuadrën gjilanase në fraksionin e parë të kësaj sfidë.

Wszolek (24’) dhe Pekhart (43’), shënuan nga një gol për avantazhin e 14-të herë kampionit të Polonisë. /RTKLive/