Atdhe Nuhiu shënon gol për APOEL-in
BKT
Sport

Atdhe Nuhiu shënon gol për APOEL-in

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka gjetur golin në kuadër të Europa League, raporton RTKLive.com.

Sulmuesi i “Dardanëve”, ka sjellë në avantazh skuadrën e tij, APOEL e cila po përballet me skuadrën boshnjake, Zrinjski.

Nuhiu gjeti rrugën e golit në minutën e 26-të, duke kaluar në epërsi prej 2-1 APOEL-in.

Sulmuesi kosovar gjatë kësaj verë, iu bashkua skuadrës qipriote nga skuadra angleze Sheffield Wednesday. /RTKLive/