Rama gjatë inspektimit në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër!

Rama gjatë inspektimit në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re që po rindërtohet në Laç, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit.

Sipas përfaqësuesit të kompanisë turke projekti në këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter. Rama  gjatë diskutimit ka zbuluar se çfarë ka folur para disa ditësh me Erdoganin  gjatë vizitës së tij në Turqi, teksa është shprehur se presidenti turk ai ka qenë shumë i kënaqur nga ecuria e punimeve.

“Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore. Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesohet herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht”, tha Rama./TCH