Besa Shahini i dorëzon Evis Kushit detyrën e Ministres së Arsimit

Besa Shahini i dorëzon Evis Kushit detyrën e Ministres së Arsimit

Pas miratimit në Kuvend dhe dekretimit nga Presidenti, Evis Kushi ka marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit.

Besa Shahini ia ka dorëzuar sot detyrën asaj para përfaqësuesve të ”Parlamentit të Nxënësve”.

Sipas saj ”Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar sidomos gjatë mësimit në kushte shtëpie gjatë pandemisë, njofton BW.

Për Besa Shahinin detyra e ministres së Arsimit është e vështirë, por me impakt të lartë në shoqëri.

STATUSI NGA BESA SHAHINI
Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.
“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.
Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.