Klasike dhe unike Dafina si gjithmonë

Klasike dhe unike Dafina si gjithmonë

Çdo gjë që ajo bën kthehet në trend, është unike, me stil dhe një prej këngëtareve më të mira shqiptare.

Dafina Zeqiri e cila gjithmonë arrin të befasoi me paraqitjet e saj, s’ka zhgënjyer asnjëherë kur erdhi tejet elegante në imazhin që ka hedhur në llogarinë e saj personale në Instagramin e saj ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës.

Ajo u shfaq e veshur e tëra në të zeza, flokët e lidhura prapa dhe kostumin e kombinoi me një palë syze të mëdha, ndërsa në dorë mbante një çantë të verdhë të markës “Prada”.

Teksa theksojmë që Dafina kohëve të fundit ka eksperimentuar vazhdimisht me pamjen e saj, e sidomos flokët.