Deputetëve iu kërkohet konsensus për legjislacionin për rimëkëmbje

Deputetëve iu kërkohet konsensus për legjislacionin për rimëkëmbje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare, ku fillimisht do të votohet në parim projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Për çka Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane e Kosovës kanë kërkuar nga deputetë të arrijnë konsensus dhe të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Janë bërë gjashtë muaj nga vendosja e masave të para kufizuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19 të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të paprecedentë të aktiviteteve ekonomike dhe rrjedhimisht vështirësi të mëdha në operimin e ndërmarrjeve të të gjitha industrive në Kosovë. Derisa reagimi institucional në fazën emergjente ishte i mangët dhe i vonuar, shumë ndërmarrje vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënim serioz në aspektin e mbijetesës dhe ruajtjes së vendeve të punës. Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që duke u bazuar në nevojën e bizneseve për veprim të shpejtë për zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike, të arrijnë konsensusin e nevojshëm që do të mundësonte krijimin e legjislacionit përkatës për zbatimin e këtyre masave”, thuhet në komunikatën e përbashkëte të të dyja odave.

Meqë në projektligj ka nevojë për plotësim të mëtejme me dispozita, odat kërkojnë që në seancën e sotme ta aprovojnë në lexim të parë projektligjin e procedura nga ekzekutivi duke i hapur kështu mundësinë e plotësimit të mëtejmë të tij deri në lexim përfundimtar.

“Duke qenë të vetëdijshëm që përmbajtja e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ka nevojë për plotësim të mëtejmë me dispozita të tjera që adresojnë vështirësitë e sektorit privat, në fazën aktuale, por edhe në fazë afatgjatë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane u kërkojnë deputetëve që në seancën e sotme të aprovojnë në lexim të parë projektligjin e proceduar nga ekzekutivi, duke hapur mundësinë e plotësimit të mëtejmë të tij deri në leximin përfundimtar”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

“Veprimi i shpejtë i përcjellë me masa që adresojnë në mënyrë proporcionale dëmin e shkaktuar në ekonomi, është thelbësor për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia COVID19, si dhe përmbajtja e thellimit të vështirësive ekonomiko-sociale, në një kohë kur vendet e tjera janë shumë para Republikës së Kosovës në aspekt të ndërhyrjes shtetërore me qëllim të drejtimit dhe zbatimit të programeve të rimëkëmbjes ekonomike. Në të kundërtën, situata ekonomike dhe sociale do të vijojë të bëhet edhe me e rëndë”, përfundon komunikata e dy odave. 


MË SHUME NGA Aktuale