12:28 / 25.09.2020
Vuçiq: Prishtina nuk dëshiron bisedime, por presion për ta njohur Kosovën
Prishtina nuk do të flasë, nuk do t’u japë asgjë serbëve, ata vetëm llogarisin se ata që u dhanë atyre shtetin do të bëjnë presion që Serbia të njohë pavarësinë e tyre.
Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot me rastin e deklaratës së Hotit se çështja e Asociacionit të Komunave Serbe u zgjidh në 2013, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu nuk mund të përgjigjej nëse do të shkonte në dialog në Bruksel, sepse, siç theksoi ai, gjërat po ndryshojnë çdo ditë.























