“Fati dhe Edi na takoi sërish”, Arbana Osmani shfaqet krah Tinka Kurtit

“Fati dhe Edi na takoi sërish”, Arbana Osmani shfaqet krah Tinka Kurtit

Moderatorja Arbana Osmani ka takuar aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti.

Shkas për këtë është bërë partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili ka bërë pjesë të filmit të radhës divën e kinematografisë.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja ka treguar se oër herë të parë e ka njohur Kurtin para tetë vitesh dhe që nga ai moment e ka takuar disa herë.

“Me te madhen Tinka Kurti te cilen e kam njohur per here te pare nga afer kur ka qene e ftuar ne programin “1001 pse” 8 vite te shkuara ne Top Channel. Qe nga ajo e dite e deri me sot jeta dhe puna na ka takuar disa here, ne dite te hidhura e te embla, dhe Tinka ka qene gjithmone njesoj, plot jete, me humorin e saj te jashtezakonshem dhe me energjine e pashtershme te nje njeriu qe e do jeten po aq sa artin. Fati (dhe Edi) na takoi serish, kete here ne sheshxhirim ku ta shikoje te luante qofte edhe pak minuta ishte nje privilegj”, shkruan Arbana.

Kujtojmë që moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë, pasi shumë shpejt pret të sjelli në jetë një djalë.