Kalonte shumë kohë në telefon, modelja rrezikoi të humbiste shikimin

Kalonte shumë kohë në telefon, modelja rrezikoi të humbiste shikimin

Modelja Chloe Ferry ka deklaruar se ishte e frikësuar, pasi qëndrimi i tepërt në telefon ndikoi në shikimin e saj. Ylli i “Geordie Shore” rrëfeu se migrena për shkak të qëndrimit në telefon ishte përkeqësuar kaq shumë, saqë nuk mund të shihte, diçka që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

25-vjeçarja rrëfeu eksperiencën e saj për ndjekësit në Instagram, teksa tha: “Ishte mjaft e frikshme. Kurrë, kurrë, nuk më ka ndodhur kështu më parë. Normalisht kam migrenë shumë të keqe, por nuk e kam pasur kurrë më parë kështu.”

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, dhe për pasojë i duhet të qëndrojë shumë në telefon, por pas kësaj ndodhie, ajo thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë pak pushim prej tij.