Rita Ora shpenzon mbi pesë mijë euro për një veshje ditore

Rita Ora shpenzon mbi pesë mijë euro për një veshje ditore

Shumë shpesh artistë të njohur kombëtarë e ndërkombëtarë shpenzojnë mijëra euro në paraqitjet e tyre.

Kështu, në listën e po të njëjtëve bën pjesë është këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila njihet për jetën luksoze që bën.

Në një postim nga Shqip.Closet në rrjetin social Instagram, shihet se si Ora për një paraqitje ka shpenzuar mijë euro.

Duke përfshirë aksesorët, kostumin, vlera e të gjithë këtyre arrin deri në 4.645 funta (5.087 euro).

Çmimin më të lartë e mbajnë çanta e saj e firmës ‘Fendi’, e cila arrin çmimin prej 2,790 funta (3.054 euro).

 

Kujtojmë se me këtë paraqitje ajo është parë në Javën e Modës në Milano, ku u la përshtypje pjesëmarrësve të tjerë. /Telegrafi/