E mbajti të fshehtë shtatzaninë, Billie Lourd bëhet nënë për herë të parë

E mbajti të fshehtë shtatzaninë, Billie Lourd bëhet nënë për herë të parë

Billie Lourd dhe i fejuari i saj, Austen Rydell mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. 28-vjeçarja ndau në rrjete sociale një imazh të vogëlushit, krahas së cilës shkroi: Ju prezantoj me Kingston Fisher Lourd Rydell”.

Lajmi se ka sjellë në jetë një fëmijë ishte një befasi për adhuruesit e saj, pasi e ka mbajtur të fshehtë faktin se ishte shtatzënë.  Tre muaj më parë, çifti i famshëm konfirmoi fejesën e tyre.

Lourd dhe Rydell janë bashkë që prej vitit 2016, dhe pavarësisht ndarjeve dhe ribashkimeve ata u kthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit.