Nje tjetër anëtar po i shtohet familjes mbretërore

Nje tjetër anëtar po i shtohet familjes mbretërore

Nje tjetër bebush po i shtohet familjes mbretërore. Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë Pallati Buckingham këtë mëngjes.

Çifti, i cili u martua në tetor 2018, pritet të sjellë në jetë fëmijën në fillim të vitit 2021.

Sipas një deklarate nga Pallati Buckingham, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të lumtur për lajmin.

Ndërkohë ky do të jetë nipi i parë për Princin Andrew dhe dukeshën e York-ut.

Vajza e tyre e madhe Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Ëindsor Castle në korrik.