Zyrtare: Hadërgjonaj nënshkruan për tri vite me Kasimpasan
BKT
Sport

Zyrtare: Hadërgjonaj nënshkruan për tri vite me Kasimpasan

Florent Hadërgjonaj tashmë është lojtar i Kasimpasas.

Lajmin e ka zyrtarizuar skuadra nga Superliga e Turqisë.
"Florent Hadergjonaj, të cilin ne e transferuam edicionin e kaluar në formë huazimi tashmë ka nënshkruar kontratën që e lidh atë me Kasımpaşan për 3 vjet”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Kujtojmë se Hadërgjonaj u bë pjesë e këtij klubi në edicionin e kaluar pas huazimit nga skuadra angleze Huddersfield.