​Haradinaj: I dorëzohem vetëm Policisë së Kosovës, Specialen nuk e njohim
BKT
Lajme

​Haradinaj: I dorëzohem vetëm Policisë së Kosovës, Specialen nuk e njohim

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se Gucati asnjëherë nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka treguar se para arrestimit të Gucatit, ka biseduar më të, dhe se EULEX-i i kishte premtuar se nuk do ta arrestojnë, derisa ai të vijë në zyre.

Ai ka thënë se Gucati nuk ka qenë asnjëher i ftura nga Gjykata Speciale.

” Sa më ka thënë mua asnjëherë. Unë di të flas velëm për vete, por unë mendoj se asnjëherë nuk ka qenë i ftuar nga gjykata. Nuk dua të spekuloj sepse avokati është brenda dhe ajo se çfarë ka bërë që të arrestohet është prokurori i ri, Vehbi Kajtazi sepse mbrëmë është ndier shumë i zhgënjyer që ne nuk jemi atje (Në Hagë) dhe ka thënë se po të isha unë do të ishin së bashku me ata në Hagë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sjellja e EULEX-it tregon se ata nuk kanë konsideratë ndaj tyre si njerëz.

Haradinaj tha se ai do t’i dorëzohet vetëm pjesëtarëve të Policisë së Kosovës pasi që Gjykatën Speciale nuk e njohin dhe do të punojnë gjithmonë kundër kësaj gjykate.

Këto komente Haradinaj i bërë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së organizatës së veteranëve të luftës se UCK-së.


MË SHUME NGA Lajme