Barcelona e Juve po punojmë për shkëmbimin e bujshëm
BKT
Sport

Barcelona e Juve po punojmë për shkëmbimin e bujshëm

Juventus dhe Barcelona janë në negociata për të shkëmbyer Ousmane Dembele me Douglas Costan.

Sipas medieve përtej Adriatikut, palët janë në fazë të avancuar bisedimesh, ndërsa pritet që fundi i merkatos të jetë i zjarrtë për dy skuadrat e suksesshme.

Dembele sezonin e fundit nuk ka pasur shumë minuta në fushë, me të dy lojtarët që janë “peng” i dëmtimeve të shpeshta.

Braziliani duket se nuk bën pjesë në planet e Andrea Pirlos dhe për këtë arsye planet janë që lojtari të shkëmbehet me Dembele.