17:01 / 25.09.2020
Interi nuk e zbret çmimin për Martinez, ja sa kërkon
Lautaro Martinez vazhdon të mbetet dëshira e Barcelonës.
Klubi spanjoll po synon transferimin e sulmuesit të Interit, gjatë këtij afati kalimtar.
Pas largimit të Luis Suarezit, drejtuesit e klubit katalunas e shohin Lautaron si zëvendësues ideal të uruguaianit.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona po përgatit ofertën e fundit për Lautaron. Interi për ta liruar sulmuesin po kërkon 110 milionë euro.
23-vjeçari është lidhur me një largim nga zikaltrit pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.























