Hisen Berisha: Kam dyshime se dosjet janë prodhim i shërbimeve serbe
Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së në Koshare ka folur në “Imazh” të RTK-së për arrestimin e krerëve të OVL UÇK-së, Hyseni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Berisha e ka kritikuar qasjen e policëve të EULEX-it, të cilët ende po qëndrojnë brenda zyrave të shoqatës së veteranëve.
“Këtu është provokim emocional bastisja në OVL UÇK. Me siguri policët brenda që qëndrojnë kanë të bëjnë me çështje tjera. Ne e kemi përjetuar bastisjen në kohën e kaluar të regjimit. Kjo nuk është interesant më për neve, por neve duhet me na shqetësu se si erdhën dosjen në OVL, kush i solli, si ishin të ruajtuara në Gjykatën Speciale. Dhe sapo t’i kemi këto përgjigje, por unë dyshoj se janë intervenime të shërbimeve serbe apo dikujt që nuk ia don të mirën Kosovës”, ka thënë Berisha. /RTKLive/.























