19:31 / 25.09.2020
“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Haradinaj përplaset me EULEX-in
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e një televizioni kur është ndaluar nga policia e EULEX-it.
Ai ishte i ftuar në emision që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK’së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.
Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.
“Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX’it.
Më poshtë e keni videon e siguruar nga Magazina.al.























