19:42 / 25.09.2020
Merr fund bastisja 8 orëshe në OVLUÇK, EULEX-i merr me vete disa kompjuterë
Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL UÇK-së nga EULEX-i.
Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se zyrtarët e EULEX-it kanë marrë vetëm disa shtëpiza, ndërsa tha se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.
Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.























