Verrati i lumtur që është pjesë e PSG-së: Ky klub më dha gjithçka
Mesfushori italian Marco Verratti shprehet i lumtur që është pjesë e PSG-së.
Italian duke folur për mediat franceze, thotë se ndihet shumë mirë që është në mesin e top-pesë lojtarëve me paraqitjet më së shumti tek kampionët në fuqi të Francës.
“Të jesh në top-pesë lojtarët me paraqitjet më së shumti në PSG do të thotë shumë, është bukur. Do të thotë se kemi kaluar shumë vite së bashku dhe ne kemi fituar kaq shumë tituj”, tha ai, raporton RTKLive.com.
“Unë jam vetëm 27 vjeç, unë jam ende i ri, kështu që shpresoj të luaj përsëri dhe të fitoj përsëri. Nuk e prisja këtë kur arrita këtu. Do të ishte mirë nëse bëhem lojtari më së shumti paraqitje në histori të këtij klubi”.
“Unë e dua këtë klub. Më bëri të rritem, më prezantoi futbollin e vërtetë, më dha gjithçka. Jam i lumtur këtu”, theksoi Verrati. /RTKLive/























