Vrasjet e disa prishtinasve nga Grupi i Ndjekjes Operative
BKT
Lajme

Vrasjet e disa prishtinasve nga Grupi i Ndjekjes Operative

Dëshmia e siguruar nga emisioni Udhëve për vrasjet në kryeqytetin e Kosovës të disa shqiptarëve, nga Grupi Operativ i ndjekjes, çon në zbardhjen e vrasësve të disa shqiptarëve që ishin të njohur gjatë viteve të nëntëdhjeta në Prishtinë, për aktivitetet e tyre

Dokumentet e siguruara nga emisioni “Udhëve”, ku jepet dëshmia e një ish pjestari të ndjekjes operative për vrasjet e ndoshura në Prishtinë gjatë vitit 1998-1999, zbulojnë se rreth 20 ditë para se të ndodhnin bombardimet e NATO-s, një shqiptar me emrin Sebajdin, me vendbanim në Orlloviq të Prishtinës, Grupi i Ndjekjes Operative e kanë pritur dhe e kanë vrarë bashkë me djalin e tij 13 vjeçar. Vrasjen, sipas dëshmisë së siguruar nga emisioni “Udhëve” e kanë kryer Peki, Boshko Raiqevic, Grbiq, Radisllav dhe Savke-Shumski.

Ndërkohë, emisioni Udhëve ka arritur të konfirmoj se i vrari ishte Sebajdin Rexhepi, ish pronar i kafeterisë “Queens” në Prishtinë. Në automjetin në të cilin u vranë ai me të birin e tij, kishte shpëtuar biri tjetër i tij, i cili ishte fshehur nën karrigat e makinës. 

Gjithashtu dëshmitarit serb i kujtohet që shqiptarin me mbiemrin Matiqani, e vrau i ashtuquajturi POP-i me ekipën e tij nga Grupi i Ndjekjes Operative. Ndërkohë, bazuar në mbiemrin, mësohet se fjala është për Ekrem Gashin që njihej si Ekrem Matiqani. Emisioni Udhëve, në RTK ka intervistuar Bashkim Gashin, që është vëllai I Ekremit të ndjerë, që ndryshe njihej si Ekrem Matiqani. “Në ora 10 të mbramjes kur kanë dalë prej kafes kanë shti dikun prej që flitet prej 2-3 lloje të armëve dhe aty janë të vramë vëllau im dhe dy shokët e tij”, ka thënë Bashkim Gashi, në një intervistë tek vendi ku ishte vrarë i vëllai i tij. Sipas dëshmitarit serb, Matiçani ishte mjaft i pasur dhe sponzoronte UÇK-në.

Vetëm disa orë pas sulmit me bombë në kafe-galerinë Koha, dëshmitë tregojnë se i njejti grup i njerëzve kishin bërë edhe një sulm tjetër.  Të atakuar në këtë sulm ishin po ashtu personalitete të rëndësishme të jetës kulturore të Prishtinës.

Derisa aktori i mirënjohur kosovar Enver Petrovci ishte në tavolinë, me studenten e aktrimit Adriana Abdullahu dhe disa studentë tjerë, një sulm i armatosur me shkorpionë ka ndodhur mbi ta. Kështu, aktorja Abdullahu ka mbetur e vrarë derisa kishte edhe të plagosur.


MË SHUME NGA Lajme