Draxler transferohet te gjiganti italian për 15 milionë euro!
BKT
Sport

Draxler transferohet te gjiganti italian për 15 milionë euro!

Julian Draxler është shumë pranë transferimit në Serie A.

Siç raporton Corriere dello Sport, Lazio synon transferimin e Draxler dhe Lacialët kanë përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurove për sulmuesin gjerman.

Parisienët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Lazios, pasiqë kontrata e gjermanit skadon verën e ardhshme.

Draxler ka rënë dakord që në Olimpico të përfitojë 30% më pak se te PSG dhe marrëveshja pritet të arrihet ditët në vijim.