Pal Lekaj: Rroftë UÇK dhe secili ushtarë i saj!

Pal Lekaj: Rroftë UÇK dhe secili ushtarë i saj!

Ish-ministri nga radhët e AAK’së, deputeti Pal Lekaj aksionin e sotshëm të bastisjes së OVL-UÇK’së e ka quajtur të papranueshëm.

Sipas tij organet e Dhomave të Specialicuara nuk kanë se për çfarë të merren me një OJQ.

“Kjo nuk u bën nder as atyre as Kosovës. Njolla mbi UÇK-në nuk mund të hedhë askush. Ajo mbetet për shekuj si ndërmarrja më sublime e popullit të Kosovës për liri. E kemi për obligim ta mbrojmë edhe ta luftojmë çdo njeri që tenton ta zhvlerësojë. Rroftë UÇK dhe secili ushtarë i saj!”, ka shkruar Lekaj.

Shkrimi i plotë i Lekajt në Facebook:

Aksionet si ai i sotmi janë të papranueshme.

Organet e dhomave të specializuara nuk kanë se për çfarë të merren me një OJQ. Kjo nuk u bën nder as atyre as Kosovës. Njolla mbi UÇK-në nuk mund të hedhë askush. Ajo mbetet për shekuj si ndërmarrja më sublime e popullit të Kosovës për liri.

E kemi për obligim ta mbrojmë edhe ta luftojmë çdo njeri që tenton ta zhvlerësojë.

Rroftë UÇK dhe secili ushtarë i saj!


MË SHUME NGA Aktuale