Prokurori konfirmon arrestimin e Gucatit, s’tregon për dyshimet rreth tij

Prokurori konfirmon arrestimin e Gucatit, s’tregon për dyshimet rreth tij

Hysni Gucati u arrestua të premten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në pajtim me fletarrestin ndaj tij, ka njoftuar përmes një njoftimi zëdhënësi Christopher Bennet.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi ka bërë të ditur se EULEX-i kishte dhënë mbështetje operative, në pajtim me mandatin e vet dhe ligjet në Kosovë.

“Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar.