Brahimaj: Çkado që ndodhë me njerëzit e UÇK-së, trashëgimtarët po vijnë

Brahimaj: Çkado që ndodhë me njerëzit e UÇK-së, trashëgimtarët po vijnë

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas ngjarjeve të ditës së sotme ku EULEX-i arrestoi krerët e OVL të UÇK-së përmes një shkrimi ku ka thënë se Kosova është më e fortë se kurrë pasi që trashëgimtarët e saj po vijnë.

“Kosova më e fortë se kurrë. Çkado që ndodhë me njerëzit e UÇK-së, trashëgimtarët po vijnë - kadetët e rinjë”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e tij në facebook.

EULEX-i sot arrestoi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn me urdhër të Gjykatës Speciale. Këto arrestime ngjallën shumë reagime.