Paqe në derbin e Drenicës, Trepça ’89 mund Llapin
Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, raporton RTKLive.com.
Feronikeli ka barazuar me Drenicën (2-2), kurse Trepça '89 ka arkëtuar tri pikë të arta ndaj Llapit (1-0).
Në derbin drenicas të zhvilluar në "Rexhep Rexhepi", Almedin Murati ndryshoi shifrat duke kaluar mysafirët në epërsi (27'), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Ndërsa, Hoti në pjesën e dytë realizoi me kokë duke e barazuar rezultatin (58'), derisa vendasit arritën ta përmbysin ndeshjen në minutën e 72-të përmes Milicokovic që shënoi gol të bukur nga afërsia pas asistimit së Grecës.
Golin përfundimtar në ndeshje e shënoi sërish Murati në minutën e 80-të pas një aksioni të bukur nga mysafirët, duke ia dhuruar një pikë të madhe kuqezinjve nga Skënderaj.
Nga ana tjetër, Trepça '89 ka befasuar duke e mposhtur Llapin në shtëpi.
Realizatori ishte ylli i skuadrës vendase, Arb Manaj që shënoi në minutën e 39-të pas asistimit fantastik të Jasharit. /RTKLive/























