Superliga vazhdon sot me super-përballjen Gjilani – Ballkani
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me super-përballjen Gjilani – Ballkani

Ndeshje për të mos u humbur në Gjilan! Skuadra me të njëjtin emër është nikoqire e Ballkanit sot në kryendeshjen e xhiros së tretë.

Bardhekuqët dhe portokallezinjtë zhvillojnë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit, ku fitorja vlen shumë sepse dy ekipet luftojnë për titull këtë edicion.

Suharekasit në fakt presin ndeshjen më të relaksuar pasi që vijnë pas dy fitoreve në dy takimet e para.

Ndërkohë, gjilanasit kanë renditur një fitore dhe një humbje, andaj do të kërkojnë vetëm tri pikë.

Gjyqtar kryesor sot do të jetë Genc Nuza, asistentë janë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt Arben Halilaj. Sfida do të fillojë prej orës 13:30, raporton Olle.

Kujtojmë që ndeshja tjetër e xhiros së tretë, Prishtina – Drita, është shtyrë për shkak të angazhimit të kampionit kosovar në Evropë.