Opozita dërgon në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave
BKT
Shqipëri

Opozita dërgon në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave

Opozita e bashkuar ka dërguar në këshillin politik draftin për hapjen e vërtetë 100 % të listave.

Në draftin e opozitës thuhet se duhet të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual.

Sakaq opozita ka përsëritur kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet mbi koalicionet.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan draftin 4 ditë para miratimit të ndryshimeve të kodit elektoral në Parlament.

Partia Socialiste ka paralajmëruar se kodi do miratohet me 1 tetor me seancë plenare, ndërkohe nëser komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e draftit te mazhorancë./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri