Dita ndërkombëtare e vajzave, fotografitë të Charlize Theron me fëmijët
“Zemra ime u përket këtyre dy ndriçuesve”shkruan aktorja në një postim në faqen e saj zyrtare në Instagram. Charlize është e njohur për privatësinë e saj në lidhje me jetën private, kështu që ky post u shënua një ngjarje e veçantë dhe e rrallë nga ana e aktores.
“Nuk do të jem kurrë si më parë – shton më tej ajo. Gëzuar #NationalDaughtersDay. Një dedikim i thjeshtë, me fjalë të bukura dhe të zgjedhura për të festuar ditën ndërkombëtare të vajzave, e cila festohet çdo vit të dielën e fundit të shtatorit.
Aktorja ka birësuar dy fëmijë, August, 5 vjeçe, dhe Jackson, 9 vjeç (djali i vogël ndjehet si vajzë, ka deklaruar aktorja, dhe unë e trajtoj si të tillë). Aktorja është shprehur se për të qenë e lumtur nuk është e nevojshme prania e një burri. “Preferoj të jem më mirë single, se sa të qëndroj me një njeri që nuk do të më lejojë të jem ajo që jam në të vërtetë”.
























