Moti nesër në Shqipëri, me vranësira të herë pas hershme dhe shi
BKT
Shqipëri

Moti nesër në Shqipëri, me vranësira të herë pas hershme dhe shi

Reshjet e shiut në Shqipëri do të shoqërojnë edhe të martën. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës vijon me vranësira të herë pas hershme të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Por lajmi i mirë është se në orët vijuese pritet  përmirësim gradual i motit në territor, duke bërë që vranësirat të spostohen në zonat Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri