Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Edmond Haliti, kardiolog, i cili do të flasë për ditën e zemrës, covid19 dhe sëmundjet e zemrës.
Kurse Astrit Rexha-Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK), i cili do të na njoftojë më hollësisht për ndryshimin e ligjit për prokurim publik.
Ndërs Isak Skenderi, drejtor Ekzekutiv i VoRAE, do të flasë për samitin për antigjipsizmin.
Anel Rashkaj, futbollisti Përfaqësueses së Kosovës, do të na njoftojë më hollësisht për karrierën aktuale e mesfushorit të Kosovës, pritjet nga ndeshjet e tetorit me përfaqësuesen.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























