Basha: 1 mijë euro për çdo biznes të vogël, lehtësira për biznesin e madh
Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi sot programin e rimëkëmbjes pas efekteve që ka shkaktuar në ekonominë e vendit tonë pandemia COVID-19.
Një prej pikave të rëndësishme është ajo për biznesin e vogël. Basha tha se për çdo biznes të vogël duhet të akordohet një çek prej 1 mijë euro.
Nga paketa përfiton edhe biznesi i madh.
“a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës. b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative”, u shpreh Basha.























