13:26 / 29.09.2020
Gashi paralajmëron këngë të re, bashkëpunon me reperin e njohur
Gashi po sjell edhe një tjetër këngë të re.
Një prej emrave më aktiv me projekte të reja muzikore gjatë kësaj kënge është edhe reperi Gashi.
Ai ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën do ta sjell në bashkëpunim me reperin e njohur Ty Dolla $ign.
Lajmin e bëri të ditur vet Gashi me anë të një postimi në Instagram, ku solli pamje nga prapaskenat e klipit.
“Kënga e re të premten”, ka shkruar Gashi sipër videos, kurse nuk preferoi të japë më shumë detaje rreth këngës.

Artisti së fundi ka performuar hitin “Mama” në bashkëpunim me Sting në emisionin e njohur “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.























