Nis seanca ndaj Nasim Haradinajt në Hagë
BKT
Lajme

Nis seanca ndaj Nasim Haradinajt në Hagë

Ka filluar seanca ku pritet të dalë për herë të parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. 


MË SHUME NGA Lajme