15:14 / 29.09.2020
PS e gatshme të diskutojë me opozitën për listat zgjedhore
Partia Socialiste është e gatshme të ndryshojë qendrim për pragun kombëtar dhe rirenditjen e kandidatëve për deputet, por jo për koalicionet parazgjedhore.
Kështu thotë në letrën drejtuar anëtarëve opozitarë të Këshillit Politik, përdfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri, i cili kërkoi takim ditën e enjte.
“Do të bëjmë një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik [..] çështjen e koalicioneve, duke u fokusuar në çështjet e tjera si pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve”, shkruan Gjiknuri.
Gjiknuri i ka kthyer përgjigje opozitës për kërkesën e tyre mbi kushtetueshmërinë e ndryshimeve kushtetuese.























