Rama takoi Nik Gjeloshajn në një restorant në Tuz, ja për çfarë diskutuan
BKT
Shqipëri

Rama takoi Nik Gjeloshajn në një restorant në Tuz, ja për çfarë diskutuan

Mediat malazeze shkruajnë për një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tuz të Malit të Zi.

Sipas ”Vijesti”, Rama u takua me Nik Gjeloshajn, kryesuesin e koalicionit ‘’Lista Shqiptare’’ të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Ka qenë vetë Gjeloshaj që ka konfirmuar takimin për ‘’Vijesti’’ duke theksuar se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’, transmeton BW..

Sipas medias malazeze, takimi zgjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi. Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.


MË SHUME NGA Shqipëri