Fansja e Eminem vendos rekord botëror për 16 tatuazhet e reperit
Një fanse e Eminemit që ka 16 tatuazhe të tij në trup, ka vendosur rekord të ri botëror.
Rekordi botëror i Guinness thotë se Nikki Patterson, nga Aberdeen, tani mban rekordin për tatuazhet e muzikantit, shkruan BBC.
Vajza që rregullon thonj ishte 19 vjeçe kur bëri tatuazhin e saj të parë me yllin e “The Real Slim Shady”.
Tani 35 vjeçe, ajo ka 52 tatuazhe gjithsej dhe 28 – përfshirë portretet – janë bazuar në heroin e saj muzikor.
Nikki filloi të bënte tatuazhe kur ishte 18 vjeç me një diell “të rastësishëm” me një fytyrë të qeshur. Pastaj ajo kaloi te idhulli i saj.
“Kam dëgjuar Stan kur isha 14 vjeçe dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë më parë”, tha ajo, e cila shtoi se filloi t’i pëlqente tatuazhet.

Ajo thotë se filloi t’i bënte tatuazhet tre vite më parë dhe i pëlqente ato. Gjatë karantinës ajo iu afrua rekordit botëror në librin “Guiness”, ndërsa tani është konfirmuar.
Rekordi zyrtar botëror u dha për 15 portrete, dhe që atëherë ajo ka shtuar një tjetër.

Tatuazhet, nga tre artistë të ndryshëm të trupit në Aberdeen, Edinburgh dhe Chester – nga ku ajo është me origjinë – përfshijnë krahët, këmbët, gjoksin dhe gishtat.
























