S’gabon Ballkani, Trepça ’89 mund Prishtinën, Drita e nis më fitore
BKT
Sport

S’gabon Ballkani, Trepça ’89 mund Prishtinën, Drita e nis më fitore

Ballkani ka shënuar fitore të thellë 1-3 në udhëtim te KF Llapi, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ në fillim të saj, ishte e barabartë, me të dy skuadra që nuk arritën të krijonin raste shënimi. Me kalimin e kohës, Ballkani filloi të dominonte ndeshjen, dhe në pjesën e dyzë realizoi tri herë.

Ishte Mirlind Daku që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53’, duke shënuar nga penalltia. Daku në minutën e 61’, shënoi një super gol, për 0-2. Ballkani nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 70’ nëpërmjet Blendi Baftiut, çoi në 0-3 epërsinë. Krejt çfarë bëri Llapi, ishte një gol nga Arbnor Ramadani, në minutën e 77’, për 1:3.

Me këtë fitore, Ballkani numëron 10 pikë dhe renditet në vendin e parë, ndërsa Llapi me 0 pikë, në vendin e fundit.

Fitore tejet të rëndësishme ka regjistruar edhe Trepça ’89 pasi që në shtëpi mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi futbollisti Arbnor Muja nga penaltia.

Drita ka kryer detyrën përballë Besës së Pejës pas fitores së realizuar në shtëpi me rezultat 3-1. Kastriot Rexha me dy gola dhe Hamdi Namani me një tjetër kontribuan në fitoren e parë sezonale për kampionët në fuqi.