Sqarohet Mourinho, tregon çka ndodhi me Dierin dhe përplasjen me Lampardin
Trajneri portugez Jose Mourinho mbetet pa dyshim trajneri që dhuron më tepër spektakël në elitën e futbollit të Evropës. Këtë herë në përballjen e Kupës ndaj Chelseas ka pasur dy momente pikante.
E para mbetet pa dyshim ngritja e tonit pasi shkoi në tualet për të nxjerrë Dierin, teksa ishte minuta e 77 dhe natyra e kishte thërritur lojtarin e Tottenhemit.
Por rezultati ishte në shifrat 0:1 në favor të Chelseat dhe po rrezikohej për të pësuar të dytin.
I pyetur në konferencë nga gazetarët nëse ishte në dijeni sesa e sikletshme është kur dikush të qëndron mbrapa teksa urinon, Murinjhon ka vazhduar duke qeshur: “Problemi me Dier ishte se nuk po urinonte, por shumë më keq se kaq. Doja t’i ushtroja pak presion që të kthehej në kohë për minutat e mbetura”.
Ndërkohë sa i përket përplasjes me Lampard, nuk ka munguar përgjigja për trajnerin e Chelseat.
“Në ndeshjen e fundit kur po humbiste 3:0, po më vinte aq shumë keq për të pasi ishte i qetë dhe i trishtuar në karrigen e tij. Në termat e futbollit nuk mund t’i them asgjë, është vetëm një opinion, por qëndro në këmbë dhe bërtit kur ekipi yt është duke humbur dhe qëndro i qetë kur skuadra jote po fiton”, është shprehur Murinho.























