Lakers – Miami, ky basketbollist e kishte parashikuar finalen
Para se të niste pandemia e Covid 19, para se të ndalej kampionati i NBA-së dhe para se ai vetë të transferohej te Lakers, basktbollisti JR Smith kishte imagjinuar gjithçka.
Lakers dhe Miami do të përballen në finale, parashikim që ishte bërë që në shkurt të këtij viti.
Gjithçka e dokumentuar në një postim në rrjetet sociale. Asokohe, duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave të tij, ai pati parashikuar finalen e NBA-së: “Më konsideroni të çmendur, por unë parashikoj Lakers dhe Miami në finale”, ka qenë komenti i JR Smith.
Një parashikim që i ka sjellë fat edhe vetë lojtarit, që u rikthye në fushë në verën e këtij viti si pasojë e pandemisë. Ai deri vjet ka luajtur me Cleveland, me të cilin u shpall kampion në vitin 2016 bashkë me LeBron, që vendosi në rikthimin e tij në fushë, me shpresën të fitojë një tjetër titull.
Sonte do të luhet finalja e parë mes Lakers dhe Miami.























