08:10 / 01.10.2020
Kënga e Besës bëhet virale në “Tik Tok”
Kënga e Besa Kokëdhimës u pëlqye shumë nga publiku kudo.
Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndarë së fundmi disa video “Tik Tok-u”, ku në sfond dëgjohet kënga e saj “Amelia”.
Kjo këngë duket se është kthyer në hitin e “Tik Tok-ut”, pasi njerëz nga e gjithë bota po e dëgjojnë dhe po kërcejnë me ritmet e saj.

Sigurisht se ky fakt e ka gëzuar këngëtaren shqiptare dhe më pas i ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram.
























