Shorti i Champions-it, zbardhen grupet, skuadrat mësojnë kundërshtarët
BKT
Sport

Shorti i Champions-it, zbardhen grupet, skuadrat mësojnë kundërshtarët

Është duke u hedhur në Nyon të Zvicrës, shorti Ligës së Kampioneve, kur 32 skuadrat do të mësojnë kundërshtarët me të cilët do të përballen në grupet përkatëse.

Për sa i përket ndarjes, si zakonisht, do të jenë 8 grupe me nga 4 skuadra. 32 ekipet do të nisin rrugëtimin e dytë më datën 20 tetor, teksa sipari do të mbyllet më 29 maj 2021 në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Ndërkohë, rregullorja edhe sivjet nuk ka ndryshime, pasi në short nuk do të lejohen të përplasen skuadra që janë nga i njëjti shtet. 32 ekipet janë ndarë në 4 vazo, ku në të parën bëjnë pjesë kampionia e Champions-it (Bajerni i Mynihut, që është gjithashtu edhe kampionia në fuqi) dhe ajo e Ligës së Europës (Sevija), si dhe kampionet e ligave më të mëdha, konkretisht Real Madrid, Liverpul, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto. Ndërkohë, në vazon e dytë, të tretë dhe të katërt, ekipet janë ndarë në varësi të renditjes së UEFA-s dhe pozicioneve që ato ruajnë. Por, duke parë klubet që janë pjesë e vazos së dytë dhe të tretë sidomos, dhe duke u nisur nga rregulli se skuadra nga i njëjti shtet nuk mund të përplasen mes tyre, rreziku për të pasur një apo më shumë grupe ferri është vërtet i madh.

Për t’u shënuar është se edhe në këtë sezon të Ligës së Europës, ashtu sikurse në Ligën e Europës, është konfirmuar kryerja e pesë zëvendësimeve nga ana e skuadrave, ashtu sikurse do të rikthehet prania e VAR-it, e cila mungoi në fazën eliminatore të kësaj vere.

GRUPI A:

GRUPI B:

GRUPI C:

GRUPI D:

GRUPI E:

GRUPI F:

GRUPI G:

GRUPI H:

NDARJA E VAZOVE:

VAZO 1:

Bajern Mynih

Sevija

Real Madrid

Liverpul

Juventus

PSG

Zenit

Porto

VAZO 2:

Barcelona

Atletiko Madrid

Mançester Siti

Mançester Junajtid

Shahtjor Donetsk

Borusia Dortmund

Çelsi

Ajaks

VAZO 3:

Dinamo Kiev

Lajpcig

Inter

Olimpiakos

Lacio

Salzburg

Krasnodar

Atalanta

VAZO 3:

Lokomotiv Moska

Marsejë

Klub Bryzh

Mynshengladbah

Basakshehir

Ren

Midtylland

Ferencvarosh